INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita sërish sot në shesh, mister vendi ku do protestohet

Opozita sërish sot në shesh, mister vendi ku do protestohet

Publikuar më: 10:39 25-05-2019

Opozita sot do të jetë sërish në shesh, sikur ka ndodhur që prej datës 16 shkurt, protestën e parë pas djegies së mandateve. Protestat e opozitës ka ndryshuar njëra nga tjetra. E fundit nuk ka qenë thjeshtë vendosje para Kryeministrisë por ishte marshim në disa institucione, Kryeministri, Parlament, Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Policisë. 

Por ndryshe nga herët e tjera mister mbetet vendodhja ku do të protestohet.
Në spotin e shpërndarë nga Partia Demokratike për protestën lajmërohet vetëm ora e nisjes së protestës por jo vendi ku do të vendosen protestuesit, siç ka ndodhur herët e kaluara.
Në mungesë të informacionit mbi vendin edhe skenari i protestës mbetet mister.
Ndërkohë ajo çfarë bie në sy në spotin e PD është njëri prej mesazheve, “Asnjë kompromis për të ardhmen tonë”.
Një mesazh i tillë vjen në rrethana kur nga ana e kryeministrit Rama janë bërë tre letra publike për Lulzim Bashën për dialog.
Kreu i qeverisë në letrat e tij thotë se është i gatshëm të ulet pa kushte me Bashën në tryezë dialogu por qëndrimi i tij për datën e zgjedhjeve dhe postin e kryeministrit nuk ndryshon. Në këto dy pika ai nuk lëshon pe.
Letra e fundit është bërë dje dhe përgjigja nga ana e kryetarit të Partisë Demokratike ka qenë e njëjtë, “nuk ka negociata me Ramën kryeministër”.
Një oposion tjetër është deklarata publike e Presidentit Ilir Meta, i cili ka propozuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0055110454559326