INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish të fundit në rajon, rritja e të ardhurave për frymë në Shqipëri e papërfillshme

Sërish të fundit në rajon, rritja e të ardhurave për frymë në Shqipëri e papërfillshme

Publikuar më: 09:34 09-07-2019

Edhe pse disi paradoksale Shqipëria në pesë vitet e fundit kishte ritmet e rritjes së ekonomike ndër më të lartat në Ballkan, ndërsa të ardhurat për frymë kanë pësuar rritje sporadike.

Nga të dhënat e Eurostat në 5 vjet të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rritën me 700 euro, pra nga niveli 3.300 euro arritën në 4.000 euro për frymë.
Kurse rritje më të madhe të të ardhurave për frymë është shënuar në Malin e Zi. Niveli i tyre nga 5.100 euro arriti në 6.900 euro pra shtesa është e kënaqshme afro 1.800 euro. Më pas për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të u rriten me 1.100 euro. Gjithashtu Serbia dhe Bosnja raportuan rritje të njëjtë, me 900 euro. Po dhe Kosova raportoi nivel të ulët të rritjes, të ardhurat për fryme 800 euro.

Po gjithësesi të gjitha këto vende janë shumë larg të ardhurave mesatare për frymë në BE që janë 30 mijë euro. Banka Europiane për Zhvillim ka bërë një analizë dhe arriti në përfundimin se në rastin më keq shtetet e rajonit do kenë të ardhura për frymë sa mesatarja e BE-së në vitin 2220, e në rastin më të mirë në vitin 2053.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219