Mungesa e Vesës në muzikë është ndjerë shumë kohët e fundit, u bë një kohë goxha e gjatë që këngëtarja nuk ka ardhur me materiale të reja muzikore. Por pavarësisht mungesës së saj në muzikë shpesh herë ajo ka qenë pjesë e lajmeve rozë.
Para disa kohësh ajo u përfol për problemet që po kalonte me bashkëshortin e saj Big Bastën,i cili për momentin ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë. Por pavarësisht të gjithave Vesa duket se e ka marrë çdo gjë me sportivitet. Luma kryesisht gjatë karrierës së saj si këngëtare është shfaqur me të njëjtën ngjyrë flokësh. Besa i ka qëndruar besnike biondes, pavarësisht se ndonjëherë i ka errësuar paksa. Këngëtarja nga Kosova kohët e fundit nuk ishte plotësisht një bionde e vërtetë. Ndoshta nga vjeshta kishte vendosur t’i errësonte pak ngjyrën. Por nuk ka qëndruar gjatë larg biondes.
Ajo i është rikthyer ngjyrës së vjetër duke u bërë 100% bionde. Vesa në fakt identifikohet me këtë ngjyrë flokësh…
Për më shumë shikoni foton e mëposhtme të cilën Vesa e ka postuar në InstaStory.