INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish tension,Greqia kërcënon Turqinë: Do t’ju shtypim e shkërmoqim...

Sërish tension,Greqia kërcënon Turqinë: Do t’ju shtypim e shkërmoqim...

Publikuar më: 10:52 21-12-2018

Nuk kanë të ndalur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë e po ashtu edhe retorikat e ashpra mes dy shteteve.

Krerët më të lartë ushtarak të Greqisë kanë dërguar një sërë paralajmërimesh të forta ndaj Turqisë, duke kërcënuar se “do të shtypin trupat e saj ushtarake nëse ata guxojnë të vendosen në ndonjë ishull të diskutueshëm në Detin Egje”.

Duke reaguar ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore greke me avionë turq mbi Egjeun, Ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos paralajmëroi se Ankaraja do të paguante një çmim. “Nëse ata bëjnë lëvizjen më të vogël, ne do t’i shtypim ata”, kërcënoi Kammenos. Athina kërkon paqe dhe harmoni, tha ai, por nuk do të “pranojë të shkelet një centimetër i vetëm” në vendin e tij.

Por, çuditërisht kërcënimi ndaj Ankarasë u përsërit edhe nga Admirali Evangelos Apostolakis, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Grek.

“Nëse turqit vendosen në një ishull shkëmbor, ne do ti shkërmoqim ata. Kjo është një vijë e kuqe që mbështetet nga qeveria”, deklaroi Apostolakis. Ai sugjeroi që një konfrontim ushtarak me Turqinë është një mundësi, por tha se së bashku me SHBA dhe Bashkimin Evropian duam të sigurojmë që turqit të mos e arrijnë këtë pikë”.

Deklarata greke vjen pasi ushtria greke tha se një çift avionësh F-16 të Turqisë bëri një fluturim mbi ishullin Kastelorizo në Egjeun lindor të enjten, pak minuta pasi një helikopter që transportonte ministrin grek të Mbrojtjes Panos Kammenos udhëtoi në këtë zonë teksa vinte nga Athina.

Article Logic
Execution time: 0.0036702156066895