INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish tension mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës në Komisionin Hetimor për CEZ

Sërish tension mes Taulant Ballës dhe Shkëlzen Berishës në Komisionin Hetimor për CEZ

Publikuar më: 18:38 28-02-2017

Ka dështuar përsëri dëshmia e djalit të ish-kryeministrit Berisha në Komisionin Hetimor për CEZ. Që në nisjen e seancës, Shkëlzen Berisha dhe kreu i këtij komisioni, kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku Berisha i kërkoi dorëheqjen nga drejtimi i seancës me pretendimin për konflikt interesi, gjë që u refuzua nga Balla. Për disa minuta, Balla dhe Berisha kanë shkëmbyer replika, akuza dhe ofendime dhe në fund kryetari i komisionit i ka kërkuar gardës që ta nxjerrë jashtë nga salla dëshmitarin.

Taulant Balla: Nuk është një komision hetimor për të bërë teatër por për një hetim të një marrëveshje me kosto të jashtëzakonshme në dëm të shtetit shqiptar.

(hyn Shkëlzen Berisha)

Taulant Balla: Dëshmitari të thotë të vërtetën. Sekretari i komisionit lexon formulën e betimit. (Ulsi Manja lexon formulën e betimit)

Shkëlzen Berisha: I dënuar kryetar, i nderuar sekretar, të nderuar anëtarë të komisioni, kam paraqitur një kërkesë për largimin e kryetarit. Jam njohur nga mediat për refuzimin e kërkesës sime por nuk më është vënë në dispozicion. Ky vendim që keni marrë në kundërshtim të hapur me kodin e procedurës penale.

Taulant Balla: E drejtoj unë mbledhjen (i mbyll mikrofonin). Këtë mbledhje e drejtoj unë. Ule zërin!

Shkëlzen Berisha: Të mbaroj unë. Je i dënuar.

Taulan Balla: Ky dëshmitar ka frikë nga drejtësia.

Shkëlzen Berisha: Erdha këtu për të dëshmuar. Je shumë shpifës.  Gjykata të ka shpallur shpifës me vendim.

Taulant Balla: Dil përjashta.

Shkëlzen Berisha: Palaco i Ramës

Taulant Balla: Garda e republikës, shoqërojeni jashtë

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211