Një tërmet i fuqishëm ka “tronditur” kryeqytetin grek të Athinës. Siç raportojnë mediat greke, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë me epiqendër 20 km në veriperëndim të Athinës, e njëjta zonë e prekur nga tërmeti rreth një javë më parë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar e ndërsa nuk janë raportuar as dëme materiale. Kreu i Instituti Gjeologjik, Efthimios Lekkas është shprehur se nuk ka më rrezik për një tjetër tërmet.
“Ishte një tërmet që pritej, që vjen si vazhdimësi e tërmetit të fuqishëm të ndodhur më 19 korrik. Ai konfirmon se jemi në një sekuencë të plotë metafizike, edhe pse nuk ka më rrezikshmëri”, tha Lekkas.