Shqipëria po goditet nga një valë tërmetesh këto kohë, të cilat epiqendra kryesore kanë pasur qytete të ndryshme në zonën e juglindjes.
Në ditën e sotme raportohet një tërmet i ri, pas atyre që kishin epiqendër Korçën. Kësaj radhe ka qenë zona e Memaliajt më e rrezikuara nga lëkundjet.
Mësohet se tërmeti me magnitudë 3.5 ballë dhe me thellësi 10 kilometra, ishte me epiqendër 16 kilometra larg Memaliajt.
Edne nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale, ndërkohë bëhet me dije se qytetarët janë frikësuar nga tërmetet e njëpasnjëshme duke nxitur edhe majft reagime në rrjete sociale.