INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Servet Pëllumbi: Meta po kërkon një justifikim për të prishur koalicionin

Servet Pëllumbi: Meta po kërkon një justifikim për të prishur koalicionin

Publikuar më: 08:35 22-08-2016

Kur po mbyllet viti i tretë i qeverisjes nga maxhoranca e majtë, e kryesuar nga PS e LSI, Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi ka komentuar situatën politike dhe zërat për një krisje të koalicionit mes dy parttive kryesore. Në një intervistë për shtypin e përditshëm, Pëllumbi ka theksuar se LSI-ja duket e gatshme për t’u larguar nga koalicioni qeverisës, duke kërkuar një justifikim për të deklaruar prishjen. Në analizën e tij, profesori i së majtës është shprehur se koalicioni nuk është ndërtuar mirë dhe ndaj është i lëkundur.
Servet Pëllumbi:
“Realisht koalicioni i mirëfilltë qeverisës PS-LSI u ndërtua jo mirë dhe here pas here është lëkundur ndjeshëm, aq sa sot duket se LSI-ja është në kërkim të një modus vivendi për ta deklaruar të prishur koalicionin qeverisës me PS-në. Kjo, realisht, nuk është në interesin imediat të LSI-së, por duket se presioni që po ushtrohet mbi lidershipin e saj është shumë më i madh nga ç’mund të mendohet…! “Ngushëlluese”, mbase, mbetet vetëm deklarata e liderit të saj se “ende s’kanë lindur burra, as vendës e as ndërkombëtarë, që ta shantazhojnë atë!”
Profesori ka kritika dhe për mënyrën e drejtimit të vendit nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama. Sipas Servet Pëllumbit, qeverisja ka shtuar pa kënaqësinë te shtresat e varfra të shoqërisë, për shkak të mungesës së transparencës dhe mungesës së ndershmërisë. Për Pëllumbin problem janë dhe sjellja e ministrave, që, sipas tij, është shoqëruar me një eufori.
Servet Pëllumbi:
“Në të vërtetë ka rritje të pakënaqësive, veçanërisht në shtresat më vulnerabël të shoqërisë sonë. Dhe këtu qeveria meriton të kritikohet, sidomos për mungesë ndershmërie e transparence, për një lloj euforie “ministrash” në raport me reformat që jo gjithmonë kanë mbajtur parasysh prioritetet dhe amortizimin e plagëve sociale të shkaktuara prej tyre…”.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547