INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seven i nxorri të 'palarat', reagon NOIZY për herë të parë pasi i bëri BLLOK: Nëse nuk ke nga këto nuk do ta ... [VIDEO]

Seven i nxorri të 'palarat', reagon NOIZY për herë të parë pasi i bëri BLLOK: Nëse nuk ke nga këto nuk do ta ... [VIDEO]

Publikuar më: 15:18 03-12-2018

Seven Saraçi i ka habitur të gjithë pasi publikoi një foto ku tregoi një email që i erdhi nga kompania e cila mbron të drejtat e projekteve të Noizyt, në të gjitha platformat digjitale, dhe që karkuar të heqë nga Youtube projektin e tyre "Si me kon zezake" të publikuar në vitin 2015.
Mirëpo Seven reagoi sërish lidhur me këtë ngjarje me anë të një postimi në instastory ku shkruan se Noizy i ka bërë bllok dhe se sipas tij Noizy i ka kërkuar të jetë pjesë e këngës pasi e dinte që do bëhej hit.

"Noizy kërkon të tërheq këngën “Si me kon zezake” para 4 vitesh. Nuk mundem ta bëj tag se më ka bërë block. Tek kënga “Si me kon zezake” shumë mirë e dimë që vet ti ke dashur të hysh në këngë kur e kemi punuar në studio me Boom-in. E ke ditur që është hit për atë arsye ke hyrë si mysafir. Me të vërtetë dua të di pse je i nevrikosur? Është dashuri, është thjesht muzikë, mos u drejto nga ndjenjat Kiki, lol", shkruan Seven i cili e ka fshirë më pas postimin.

Mirëpo pas këtij komenti publik aspak të këndshëm, Noizy kishte qëndruar në heshtje deri më sot.

Reperi shqiptar i është kthyer Sevenit sot me një postim të makinave të tij luksoze të rreshtuara njëra pas tjetrës.

“Nëse nuk ke nga këto nuk do ta kthej diss-in mbrapsht” shkruan Noizy në postimin e tij.

Nuk e dimë nëse Seveni do të reagojë sërish pas kësaj, por kënga “Si me kon zezake” vazhdon të jetë në kanalin Youtube.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152