INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seven Saraçi “hedh bombën”, ja titulli dhe pak nga kënga e tij e re

Seven Saraçi “hedh bombën”, ja titulli dhe pak nga kënga e tij e re

Publikuar më: 16:38 18-07-2016

Është në përpunim e sipër dhe që tani ka vijën melodike, tekst dhe një titull.

Projekti i ri i artistit kosovar, që banon në Shtetet e Bashkuara ka filluar rrugën e realizimit dhe pavarësisht se nuk ka një datë, besojmë se elementet janë që publikimi të mos vonojë. Do të titullohet “Edhe Njo”, dhe nga ajo pak që kemi mundur të dëgjojmë duket se bëhet fjalë për një realizim tipik të stilit të këngëtarit 23 vjeçar. Ajo që na bën kuriozë është fakti se Seven sapo publikoi këngën e tij të re, jo më larg se një javë më parë, nën titullin “Çdo Ditë”. Megjithatë, duke parë fluksin e realizimeve muzikore të artistëve të ndryshëm shqiptarë gjatë kësaj periudhe, nuk do të habiteshim aspak nëse “Edhe Njo” vjen për fansat brenda sezonit veror. Situata është premtuese, por mbetet për t’u parë.

Article Logic
Execution time: 0.0026190280914307