Seven Saraqi është një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit, ku me zërin, muzikën, stilin e veçantë dhe paraqitjen e tij ka “çmendur” shumë vajza. Pas disa hiteve të mjaft të bukura, Seven na ka befasuar me këngën e tij të rradhës. Si asnjëherë tjetër në vendin tonë, këngëtari i talentuar, ka publikuar dy këngë brenda një klipi. “Shtinja flakën x Edhe njo” mban titullin projekti i tij muzikor, për të cilin ka bashkëpunuar me Tonic. Dueti vjen nën produksionin dhe tekstin e Seven Saraqit, ndërsa videoklipi është realizuar nga Imagine Films.