Reperi shqiptar, Seven Saraqi, ka publikuar projektin e tij më të ri “I like”.
I ftuar në “Prive”, Seveni ka treguar se përse ky projekt u shty kaq shumë.
Ka qenë studio “Universal”, ku reperi është nën kontratë që ka dashuri që ai të fokusohet në projekte të tjera.
Këngëtari tashmë ka filluar punën me disa nga producentët më të mirë botërorë si DannyBoyStyles që prodhoi 10 këngët nga albumi i The Weeknd “Kiss Land” dhe më pas fitoi një çmim Grammy me punën që bëri në albumin pasardhës të artistit.
Më pas ai përmend edhe producentin Tank God që prodhoi këngën e Post Malone “Rockstar” projekt ky që pati sukses të jashtëzakonshëm.
Seveni shton se ai tashmë ka gati 100 këngë, por duhet të presë që të përpunohen dhe të seleksionohen për t’u lansuar.