INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seven Saraçi prek me këngën e tij të re për luftën e Kosovës: “Kam parë shtëpi që shkrumboheshin” [VIDEO]

Seven Saraçi prek me këngën e tij të re për luftën e Kosovës: “Kam parë shtëpi që shkrumboheshin” [VIDEO]

Publikuar më: 10:02 01-07-2019

Seven Saraçi është një ndër këngëtarët më të preferuar për Shqipërinë dhe Kosovën, me zërin, muzikën, stilin e veçantë dhe paraqitjen e tij, ka bërë të “çmendi” shumë vajza si brenda edhe jashtë Shqipërisë.

Këngëtari ka bërë një pauzë prej gati gjashtë muajsh përsa i përket publikimeve të projekteve muzikore. Publikimi i projektit të fundit të tij ishte ‘Ti po rren’ në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Don Phenom.

Mbrëmjen e kaluar ka hedhur në treg këngën e tij më të fundit, e cila jo vetëm që është pritur mire nga publiku por edhe ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve për arsye se këngëtari ka ardhur këtë rradhë me një këngë që tregon kalvarin e gjatë të vuajtjeve të njerëzve në Kosovë.

Projekti i tij muzikor titullohet “Nothing Changed” ku vëmendjen kryesore e ka përqendruar vetëm tek lufta e shtetit të tij Kosovës.

Ai ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram disa sekuenca të videoklipit te tij ku disa prej tyre jane mfajt prekëse.

“Unë kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në New York. Në 1996-ën familja ime u detyrua që të largohej nga shtëpia si pasojë e politikave që po shkatërronin shtetin. Kam parë shtëpinë të shkrumbohej. Kemi humbur gjithçka, miqtë, komshinjtë dhe familjen. Erdhëm në Amerikë pa asgjë tjetër përveç disa rrobave të futura në një çantë shpine dhe disa gjërave të tjera që arritëm t’i shpëtonim nga shtëpia. Fakti që u rrita në New York ka qenë një bekim. Në një qytet kaq ndryshe, me kaq shumë kultura, nuk mund të mos përfshihesha me rrymën. Unë kam lindur shqiptar, por New York-u më ka bërë njeriun që jam sot. Dua të falënderoj të gjithë fansat që kanë qenë me mua në këtë rrugëtim muzikor, prindërit e mi, historia muzikore e pasur e të cilëve ka rrethuar gjithë jetën time dhe më ka lejuar të kem zërin tim. Faleminderit. Çdo gjë që bëj e bëj për ju dhe uroj që një ditë t’jua shpërblej për çdo mundësi që më keni dhënë. Ndërsa për vendlindjen time, do ju tregoj të gjithëve, çfarë mund të bëjë një i ri refugjat nga Kosova në këtë vorbull të madhe jete. Faleminderit të gjithëve ju që më keni shoqëruar në këtë udhëtim” – ka shkruar Seven Saraqi në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

I was Born in Kosovo, raised in New York. In 1996 my family was forced to flee to the U.S from their home due to the political wars ravaging our country. I witnessed my childhood home burned to the ground. We Lost everything. Neighbors, friends and family. We came to America with nothing but the clothes on our backs and small suitcases with the few pieces of home we were able to escape with. Growing up in NYC was nothing short of a blessing. In such a diverse city with so many vibrant cultures I couldn’t help but soak it all in. I am Albanian by birth but NYC molded me into the man I am today. I want to thank my fans that have been with me throughout this musical Journey and have watched me grow into what I am today. My parents who’s rich history in music has always surrounded my life and allowed me to find my own voice Thank you. Everything I do is for you and I hope to one day repay you for the opportunities you have allowed me to have. For my country I will show you what a young refugee boy from Kosovo was able to make of himself in the grand scheme of Life. Thank you all for taking this ride with me. No matter the highs or lows ain’t Nothing Changed. ?? (Link in Bio) #NothingChanged out now in all digital platforms! Video By: @questin_tarantino

A post shared by Seven (@7saraci) on

Article Logic
Execution time: 0.0042531490325928