Pas 40 ndeshjesh pa humbje, “Los Blancos” kanë pësuar disfatën e tyre të parë nga Sevillia duke u mundur 2-1. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 65-të pasi arbitri akordoi një 11-të metërsh për Realin, të cilin mendoi ta shndërronte në gol Cristiano Ronaldo. Atëherë kur ndeshja mendohej se do të mbyllej me një fitore të Realit, Sergio Ramos shënoi një autogol në portë duke barazuar kështu shifrat. Nga ana tjetër, Sevillia nuk u kënaq me një barazim, duke bërë që në minutat shtesë Stevan Jovetic, të shënonte golin e fitores, duke i dhënë skuadrës 3 pikë shumë të rëndësishme, të cilat e çojnë vetëm 1 pikë larg vendit të parë të La Liga.
Manchester United dhe Liverpool nuk arritën të prodhojnë një fitues në derbin e Anglisë duke barazuar 1-1 pas një ndeshje spektakolare ku u luajt një futboll plot ritëm dhe raste. Ekuilibrat u prishën fillimisht nga skuadra mike, e cila falë një gafe të Pol Pogba me faullin në zonë për prekje me dorë, mori penalltinë që u transformua nga Milner. Në pjesën e dytë ishte i pashmangshëm reagimi i Djajve të kuq. Marsial shpërdoroi shumë raste, por 6 minuta nga fundi Zlatan Ibrahimoviç firmosi barazimin. Liverpul tani i bashkohet Totenhemit në vendin e dytë dhe 7 pikë larg Chelsea kryesues. Në ndeshjen e mesdites Everton ka shkatërruar 4 me 0 skuadrën e Guardiolës, Manchester City, duke venitur akoma më shumë shpresat e “qytetarëve” për të fituar titullin kampion të këtij viti.