Kryeministri Edi Rama njihet për replikat e herë pas hershme me komentuesit në statuset e tij në rrjetin social Facebook. Këtë herë kryeministri përmes një statusi në profilin e tij sqaron se pse e aplikon këtë lloj interaktiviteti me komentuesit.
Kryeministri Rama ka prezantuar një rubrikë të re në Facebook-un e tij, “përgjigja ime”. Tashmë Rama do u përgjigjet komenteve edhe me video, ose siç e quan ai “sy më sy”. Kryeministri u kërkon falje edhe atyre që përgjigjet e tij në Facebook u duken arrogante.