Pranvera është sezoni i mbjelljes për produktet bujqësore, por bashkë me to nisin dhe mbjelljet e lëndëve narkotike. Është koha më e mirë, por qeveria duhet në nisë kontrollin e territorit, në rast se e ka seriozisht luftën kundër kanabis.
Për këtë qëllim Partia Demokratike me anë të një letre të firmosur nga zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka, i kërkon Kryeministrit Edi Rama ndërhyrjen e menjëhershme. Në letrën e demokratëve thuhet me shqetësim se është pesëfishuar sipërfaqja e mbjellë me kanabis-sativa, ndërsa shtrirjen e këtij fenomeni po prek të gjithë territorin e vendit. Flamur Noka thotë më tej në letër, se grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze, çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë.
Nisur nga këto të dhëna shqetësuese, deputeti demokrat i kërkon Kryeministrit të marrë masa si dhe të nisë monitorimin e territorit nga ajri, përmes policisë italiane sipas marrëveshjes së vitit 2011.