Është padiskutim një nga moderatoret shqiptare me më influencë, më të komentuara dhe nëse flasim për prezence skenike, spektakle magjike që kanë mbërthyer publikun shqiptar para ekranit, emri i parë që të vjen ndër mend është emri i moderatores dhe autores së shumë programeve, Luana Vjollcës.
Filloi sezoni i ri televiziv dhe prej kohësh publiku shqiptar ka një pyetje: Ku do e shohim Luanën këtë sezon?
Aludime ka patur pafund, nga oferta për rikthim në televizionin Top Channel deri tek vazhdimi i qëndrimit në televizionin Klan.
Shumë burime kanë treguar se Luana ka pranuar ofertën për rikthim në televizionin Top Channel, madje flitet se rikthehet me spektaklin nën autorësinë e saj, aq shumë të dashur nga publiku “Shiko Kush Luan”, program i cili rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në ato vite. Mirëpo burime po ashtu të sigurta flasin se ditën e enjte Luana Vjollca është parë në ambientet e televizionit Klan, ku prej 2 vitesh tashmë ka qenë shtëpia e saj mediatike ku ka drejtuar programe që rezultuan sërish sukses nën vulën e saj si “Zemër Luana” dhe “Love Island Albania”, ku vlen të thuhet se ky i fundit rrëmbeu edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Ende nuk dimë se cili gjigant mediatik do arrijë të triumfojë të ketë moderatoren dhe me cilin program do e shohim; por një gjë është e sigurt: Fansat mezi presin rikthimin në ekran të Luana Vjollcës!