E gjithë vija bregdetare e Golemit do të ketë një furnizim të ri të energjisë elektrike për shkak të investimeve të kryera në rrjetin e shpërndarjes.
Tani pushuesit nuk do të kenë më probleme si pasojë e mbingarkesës në rrjet apo kufizimve për shkak të remonteve.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri bën me dije se në zonën e Gjirit të Lalëzit po investohet për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik.
“Duke filluar nga ky sezon, vija bregdetare e Golemit do të ketë një furnizim shumë më të mirë me energji falë investimeve të kryera në rrjetin e shpërndarjes.
Gjithashtu, në zonën e Gjirit të Lalëzit po investohet për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik”, ka shkruajtur ministri Gjiknuri