Personazhet publik ose jo iu bashkuan sfidës së Instagramit për të publikuar një foto të një dekade më parë, për t’ju treguar ndjekësve ndryshimet që kanë pësuar pas 10 viteve.
Mirëpo së fundmi ka qenë kantautori Alban Skënderaj i cili sapo ka hapur një tjetër sfidë për rrjetin.
Ai ka publikuar një foto me partneren e tij, Miriamin dhe krahas pozës ka vendosur hashtagun e sfidës së re.
"#Foreverchallenge", shkruan Albani krah fotos, duke hapur 'Sfidën e përjetësisë' me partnerët që kanë shumë kohë së bashku.