INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfida e “Balenës blu” që merr jetën e fëmijëve, 14-vjeçari shqiptar bie pre e lojës vdekjeprurëse

Sfida e “Balenës blu” që merr jetën e fëmijëve, 14-vjeçari shqiptar bie pre e lojës vdekjeprurëse

Publikuar më: 18:56 22-05-2017

Një “balenë” që nuk po ushqehet me fitoplanktone por me fëmijë!

Loja “balena blu” është një fenomen që po merr jetën e qindra të rinjve nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo lojë ka si qëllim rekrutimin e femijëve duke i detyruar të bëjnë veprime ekstreme mbi trupin e tyre dhe quhet e kompletuar derisa kryejnë vetëvrasje. Në Rusi numërohen rreth 157 viktima, mirëpo kjo lojë ka prekur edhe një shqiptar.

Një 14-vjeçar shqiptar, që banon në Kilkiz të Greqisë veriore, dhe një bashkëmoshatare e tij në Katerinë, janë dy nga rastet tashmë të vërtetuara edhe nga policia greke, të adoleshentëve që kanë filluar të luajnë lojën e rrezikshme vdekjeprurëse “Sfida e balenës blu” në Greqi.

14-vjeçari shqiptar ka pohuar për mediet, në një prononcim me lejen e prindërve, se një i panjohur i është afruar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook dhe i ka propozuar të marrë pjesë në lojën e “Balenës blu”.

Nëpërmjet Messenger më shkroi: Do që të luajmë një lojë? Jam ‘Balena blu. Kështu m’u prezantua dhe unë iu përgjigja: Po, dua të luaj, çfarë loje? Atëherë më tha: Gjuaj me shpulla veten tënde dhe më dërgo një video”, ka thënë djali.

Në momentin që ai i ka kërkuar hollësi se kush ishte dhe çfarë loje ishte kjo, personi i panjohur menjëherë i ka bllokuar llogarinë dhe i ka fshirë mesazhet në kutinë postare. Atëherë ai ka lajmëruar prindërit, të cilët nga ana e tyre kanë thirrur policinë për Krimin Elektronik.

Adoleshentët që pranojnë të marrin pjesë krijojnë profilin e tyre në një faqe “online” dhe më pas ndjekin për 50 ditë udhëzimet nga një person i ashtuquajtur udhëheqës.

Ky person i shtyn ata të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme të vërtetuara me fotografi, që fillojnë me vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, ndërsa sfida e fundit që nxjerr fituesin e lojës është vetëvrasja.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943