INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfida e vërtetë për ju fillon sapo të hapni sytë nesër! Doni të fitoni 700 mijë lek brenda vitit pa bërë asgjë? E zbuloni këtu mënyrën

Sfida e vërtetë për ju fillon sapo të hapni sytë nesër! Doni të fitoni 700 mijë lek brenda vitit pa bërë asgjë? E zbuloni këtu mënyrën

Publikuar më: 17:20 31-12-2018

Janari është shpesh një muaj i vështirë për të kursyer para dhe shumë familje mundohen dëshpërimisht që të kompensojnë shpenzimet e festave të fundvitit.

Por në vend që të bëni premtime të mëdha që janë të vështira për t’u mbajtur, site-i i prindërve “Play Pennies” ka sfiduar lexuesit që të heqin, mënjanë vetëm 1 paund çdo ditë ose 1 mijë lekë të vjetra për në Shqipëri meqë studimi është kryer në Britani.

Ky trik i thjeshtë do t’u ndihmojë që deri Krishtlindjen tjetër të kurseni deri në 700 mijë lekë pa ndikuar aspak në shpenzimet tuaja të përditshme.

Skema e këtij kursimi funksionon duke hedhur në arkën e kursimit 1 mijë lekë të vjetra dhe duke i shtuar kësaj vlere çdo tre ditë nga 1 mijë lekë (gjithnjë të vjetra). Kjo do të thotë që ditën e tretë të kursimit do shtosh në arkë 3 mijë lekë, ndërsa ditën e katër 1 mijë, të pestën 2 mijë dhe të gjashtën prapë 3 mijë e kështu me radhë.

Kjo skemë do t’u ndihmojë që të kurseni rreth 700 mijë lekë brenda një viti, mjafton t’ia vini synim vetes.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006