INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfida me Izraelin, Kuqezinjtë fluturojnë me ‘Lasgushin’

Sfida me Izraelin, Kuqezinjtë fluturojnë me ‘Lasgushin’

Publikuar më: 18:27 13-10-2018

Lojtarët dhe pjesëtaret e stafit të ekipit të Kombëtares janë transportuar për në Izrael këtë të shtunë me avionin “Lasgushi” të “Air Albania”, ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Instagram.

Shqipëria do të ndeshet mbrëmjen e së dielës në transfertë me Izraelin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lojtarët kuqezinj së bashku me stafin e kombëtares janë nisur pak pas mesditës së sotme drejt Tel Avivit dhe këtë fluturim e kanë bërë me kompaninë më të re “Air Albania”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Instagramit”, ka publikuar një foto të udhëtimit, si dhe bashkëngjitur ka shkruar: “Air Albania çon kuqezinjtë në Tel Aviv”.

Deri tani, avioni i parë i kompanisë “Air Albania”, i quajtur nga kryeministri si “Lasgushi”, ka bërë disa fluturime vetëm në drejtim të Turqisë, ndërsa ky është udhëtimi i parë me një tjetër destinacion.

Capture7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999