INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfidat e Parlamentit të ri dhe zbatimi i marrëveshjes së 18 majit!

Sfidat e Parlamentit të ri dhe zbatimi i marrëveshjes së 18 majit!

Publikuar më: 15:03 03-08-2017

Më nisjen e legjislaturës së re të parlamentit pritet të shihet nëse do të nisë apo jo edhe zbatimi i marrëveshjes Rama Basha. Pjesë e kësaj marrëveshje janë ndryshimet kushtetuese, por edhe të ndryshimeve të kodeve të rëndësishme, siç është ai zgjedhor. Partia demokratike e ka konsideruar si jetike përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, si rruga për ti dhënë fund manipulimit të votës së qytetarëve shqiptarë. Ndaj në marrëveshjen e 18 majit dy liderit kryesor janë angazhuar që në zgjedhjet lokale të 2019 të nisë implementimi i teknologjisë në zgjedhje.
Marrëveshja e 18 majit:
“REFORMAT:
Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese”.
Për këtë qëllim mësohet se opozita një nga nismat e para të saj në legjislaturën e re do të jenë pikërisht mendimet në kodin zgjedhor.

Article Logic
Execution time: 0.0022790431976318