INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1837921389795244&id=1438999679687419

Sfidat sot. Kampioni shqiptar Kristjan Prenga mbron titullin europian, Keta garon kundër boshnjakut

Publikuar më: 14:13 18-03-2017

Sot dy sportist shqiptarë do të garojnë duke sjellë emocione të vecanta te publiku shqiptar. Kampioni Kristjan Prenga do të mbrojë në ring në Mynih të Gjermanisë titullin europian në kick-box përballë gjermanit Sacha Brinkman, Në momentin e peshimit nuk mungoi as tensioni mes të dyve. Megjithëse kundërshtari i 23-vjeçarit kuqezi, Brinckman ka një përvojë të gjatë duke llogaritur edhe moshën 41 vjeç, luftëtari shqiptar ka treguar se është absolutisht një ndër kick-boxerat më të aftë në peshën 100 kg dhe niset me petkun e kampionit në këtë sfidë të vështirë. Edhe Ferit Keta do të zbresë në ring sot në orën 19 për të sfiduar një tjetër kundërshtar. Luftëtari kuqezi do të ketë përballë në këtë duel i cili do ët zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, boshnjakun Drazan Janjanin. 28-vjeçari shqiptar pas peshimit tradicional që i paraprin një ndeshjeje boksi pranon përvojën e kundërshtarit por thekson se nuk ndjen aspak frikë në prag të kësaj përballjeje. Vlerësimet për boskierin kquezi kanë qenë maksimale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani. Keta deri më tani ka regjistruar 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara në boksin profesionist, 4 prej këtyte triumfeve kanë ardhur me knock-out, ndërkohë që kundërshtari i tij në duelin e sotëm , boshnjaku 27-vjeçar Drazan Janjnin ka një rekord prej 14 fitores dhe 10 disfatash.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105