Që kur vendi u izolua për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit, në rrjetet sociale kanë nisur sfida nga më të ndryshmet. Madje edhe këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka vendosur që të hapë një sfidë në “Instagram”. Ajo ka publikuar videoklipin e këngës “Hallall e ke” i realizuar në vitin 2006.
Me këto pamje, Bleona ka nominuar gjithë kolegët t’i publikojnë klipet të realizuara para operacioneve plastike. Nuk dihet se me kë e ka në veçanti Qereti, por të presim nëse ndonjë prej kolegeve e pranon sfidën e saj që duket mjaft interesante.