INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sfidoi Trump gjatë konferencës, Shtëpia e Bardhë i ndalon hyrjen gazetarit

Sfidoi Trump gjatë konferencës, Shtëpia e Bardhë i ndalon hyrjen gazetarit

Publikuar më: 09:34 08-11-2018

Shtëpia e Bardhë ka marrë masa ndaj gazetarit që u përplas gjatë konferencës me presidentin Trump. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se gazetarit i janë pezulluar kredencialet. Ngjarja ndodhi disa orë pas një debati gjaknxehtë midis gazetarit Jim Acosta dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin Acostas në një konferencë për media të mërkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij. "Mjaft, kjo është e mjaftueshme", i tha presidenti gazetarit Acosta, para se t'i thoshte të ulej dhe të dhe të mbyllte mikrofonin e tij. "CNN duhet të ndihet e turpëruar , pasi ju punoni për ta. Mënyra se si trajton Sarah Huckabee (Sander)] është e tmerrshme"-u shpreh Trump.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se prania e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”. Ndërkohë që vetë gazetari Acosta tha se u ndalua nga Shërbimi Sekret që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. CNN lëshoi një deklaratë ë Twitter duke thënë se ndalimi ishte "në hakmarrje për pyetjet sfiduese të Jim Acostas". "Në shpjegimin e dhënë sekretarja e shtypit Sarah Sanders gënjeu. Ajo dha akuza mashtruese dhe përmendi një incident që kurrë nuk ka ndodhur"-deklaroi CNN. Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë një grup që përfaqëson trupat e shtypit në rezidencën presidenciale e quajti vendimin "jashtë linjës" dhe "të papranueshëm".

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045