INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sfidon sërish moshën, 105 vjeçari thyen rekord [VIDEO]

Publikuar më: 13:56 05-01-2017

Biçikleta të zgjat jetën. Kjo është dëshmi e francezit Robert Marchand, i cili në moshën 105 vjeçare përshkoi me biçikletë 22.547 km në një orë, në pistën e velodromit kombëtar të Saint-Quentin-en-Yvelines.

Edhe pse theu rekord në një prononcim për median tha “mund të kisha bërë dhe më shumë. Por nuk e pashë që ishin 10 minutat e fundit përndryshe do të kisha ecur më shpejt”.

Në 2014 Robert Marchand kishte vendosur një tjetër rekord 26.925 km në një orë në një kategori tjetër të çiklizmit.

I moshuari është zjarrfikës në Paris, lindi në 1911 dhe filloi seriozisht të merrej me biçikletë në moshën 67 vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0021791458129883