Paraditen e sotme kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, duket sikur ka "sfiduar" të fortët e lagjeve. Nëpërmjet një publikimi në rrjete sociale, Veliaj ka lajmëruar se bashkia do të prishë një strukturë metalike në zonën e Laprakës.
Bëhet fjalë për një strukturë metalike e cila është ndërtuar pa leje nga një grup që njiheshin në komunitet si “ushtarët e Shullazit”.
Postimi i Veliaj:
"Si, si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika! Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë, e për të rrëzuar këto mite banale, se gjërat e të fortit nuk preken!
Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari".