Marka italiane e modës, Fendi, nderoi stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld, që u nda nga jeta në shkurt pas një gjysme shekulli në krye të kompanisë, me një show të modës së lartë, në rrënojat e tempullit antik të Venusit dhe Romës.
Në koleksion u prezantuan 54 veshje, një për çdo vit të punës së Lagerfeld për markën Fendi.
Për presidentin e Fendit, zemra rreh fort sepse është një emocion i madh të jesh në këtë sfilatë, por pa stilistin e madh.
Me koloseumin e famshëm në sfond, sfilata ishte një rikthim në origjinën e Fendit ndërkohë që hapi edhe udhën për jetën e saj pas Karl Lagerfeldit. Stilisti gjerman prezantoi linjën e gatshme për tu veshur të Fendit në 1977 dhe mbeti drejtor artistik i shtëpisë së modës deri në vdekjen e tij, në moshën 85-vjeçare.