INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sfungjeri çudibërës. Arrin të shërojë kancerin e pankreasit dhe atë ovarian [VIDEO]

Publikuar më: 16:25 27-07-2017

Një sfungjer i gjelbër me madhësi të topi golfi i zbuluar më shumë se një dekadë më parë në ujërat e thella në brigjet e Alaskës mund të jetë një trajtim për kancer në pankreas dhe ovarian. Shkencëtarët thonë se një molekulë e marrë nga sfungjeri ka vrarë qelizat malinje në të dyja llojet e sëmundjeve gjatë testeve laboratorike. Zbulimi erdhi pasi studiuesit kaluan dy dekadat e fundit duke studiuar produkte natyrore që mund të përdoreshin për trajtimin e kancerit. Studiuesit e kanë konsideruar këtë si një lajm shumë të mirë pasi aktualisht trajtimet për kancerin në pankreas janë të pakët.  Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në Detroit  po bashkëpunon me Henry Ford Cancer Institute dhe Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut për të studiuar efektet e sfungjerit. Ata shpresojnë të sigurojnë fonde shtesë që do ti ndihmojnë të krijojnë një version sintetik të molekulës për të kryer trajtime klinike. Rreth 53,000 njerëz në SHBA dhe 9,600 në Britani të Madhe diagnostikohen me kancer në pankreas çdo vit.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264