Shqipëria është renditur në vendin e tretë në kampionatin Europian të shkollave në shah, i cili u mbajt në Rumani.
Vendi ynë është përfaqësuar nga Klean Shuqja, në grupmoshën G13.
"Përfundon Kampionati Europian i Shkollave ne Rumani, ku shahistja jonë Klean Shuqja renditet në vendin e 3 në grupmoshën G13. Një sukses i radhës për Kleanen e cila vazhdon rezultatet pozitive në arenën ndërkombëtare", shkruan FSHSH.
Kampione në këtë Kampionat është shpallur Petya Karaivanova, e ndërsa në vendin e dytë është renditur Aydin Gynelay.