Ylli i muzikës pop Shakira mesa duket po kalon momente të vështira kohëve të fundit.
Ajo është detyruar që t’i anulojë të gjitha koncertet e javës së parë të turneut të saj për shkak të problemeve shëndetësore.
Këngëtarja kolumbiane, emri i vërtetë i të cilës është Isabel Mebarak Ripoll, pas anulimit të koncertit në Gjermani, i ka anuluar edhe koncertet në Francë dhe Belgjikë që u desh të mbaheshin gjatë fundjavës, si edhe koncertin që ishte caktuar për të martën në Amsterdam.
Organizatorët e koncerteve të saj kanë thënë se ky vendim është marrë me rekomandim të mjekut.
Koncerti i parë i turneut botëror, El Dorado, ishte caktuar të mbahej në Koln në javën e kaluar, mirëpo u anulua.
Këngëtarja u premtoi fansave se do të ricaktonte një datë tjetër për mbajtjen e atij koncerti.
“Me keqardhje ju njoftojmë për anulimin e datave”, kanë thënë promovuesit nga Live Nation që merren me organizimin e koncerteve të Shakiras.
Ata kanë shtuar se këngëtarja i falënderon të gjithë që e kanë mbështetur dhe se do të caktojnë data të tjera për mbajtjen e koncerteve, pasi ajo të jetë mirë me shëndet.