INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shakira do të dalë në gjyq, rrezikon deri në 8 vite burg

Shakira do të dalë në gjyq, rrezikon deri në 8 vite burg

Publikuar më: 20:26 28-09-2022

Ylli kolumbian i muzikës Shakira do të dalë në gjyq në një gjykatë spanjolle për akuzat për mashtrim tatimor në vlerë prej 14.5 milionë euro. Një gjykatë në Barcelonë ka urdhëruar që këngëtarja të dalë në gjyq për gjashtë krime të dyshuara tatimore, megjithëse ende nuk është caktuar një datë.

Prokurorët spanjollë kanë kërkuar 8 vjet burg dhe një gjobë prej 23.8 milionë euro nëse shpallet fajtore. Ndërkohë, këngëtarja ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje. “Besoj se kam prova të mjaftueshme për të mbrojtur çështjen time dhe se drejtësia do të mbizotërojë në favorin tim”, tha ajo.

Sipas autoriteteve spanjolle, këngëtarja kolumbiane nuk ka paguar taksat nga 2012-2014. Sipas ligjit spanjoll, njerëzit që kalojnë më shumë se gjashtë muaj në vend konsiderohen rezidentë për qëllime tatimore. Por Shakira thotë se Spanja nuk ishte vendi ku ajo jetonte në atë kohë. 

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107