INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shakira flet për shëndetin e djalit të saj

Shakira flet për shëndetin e djalit të saj

Publikuar më: 13:30 17-11-2016

Vogëlushi Sasha është vetëm 1 vjeç por vuri në merak një botë të tërë.

Pas shumë spekulimeve, Shakira po u jep fund zërave mbi djalin e saj të dytë me futbollistin spanjoll Gerard Pique. Këngëtarja kolumbiane ndau një foto shumë të ëmbël përkrah fëmijës së saj më të vogël me mbishkrimin “ Faleminderi të gjithëve për mesazhet që dërguat kur Sasha ishte i sëmurë, ndërsa tani gjithçka është nën kontroll dhe ai është kthyer te vetja e tij e lumtur”. Fansat duhet të jenë shumë të lumtur me këtë lajm pasi të gjithë ata u shqetësuan kur të hënën e 7 nëntorit Shakira anulloi performancat e saj në Latin Grammys dhe American Music Awards. Ajo e cilësoi shkakun si “arsye personale”, por lajmi eventualisht u zbulua. Tashmë ama, për fat të mirë, gjithçka duket të jetë kthyer në normalitet ndërkohë që nuk dihet se çfarë problemi shëndetësor kishte Sasha i vogël.

Article Logic
Execution time: 0.0041861534118652