INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shakira fut të pasmet e mëdha në një film vizatimor!

Shakira fut të pasmet e mëdha në një film vizatimor!

Publikuar më: 14:29 19-02-2016

Kërkesat e artistëve variojnë nga më të ndryshmet tek më të çuditshmet, dhe këtu nuk bën përjashtim as Shakira.

Këngëtarja kolumbiane është zëri i personazhit vizatimor Gazelle në filmin e animuar "Zootopia" dhe duket se nuk është mjaftuar vetëm me detyrën vokale. Ajo është futur në skicimin e personazheve duke kërkuar pak më shumë forma për Gazelën e saj. Me fjalë të tjera, t’i zmadhoheshin të pasmet. Për yllin e hitit “Hips Don’t Lie” vërtet që vithet nuk gënjejnë, në ndryshim nga format shumë të dobëta që personazhi kishte sipas Shakirës. Shakira mendon se ka përgjegjësi sociale ndaj publikut dhe për këtë arsye kërkoi që Gazelë të mos ishte kockë e lëkurë, por t’i shtohej pak më shumë mish. Megjithëse duke menduar se ku e shtoi këtë mish, besojmë se përgjegjësia sociale e Shakirës nuk i ishte drejtuar një filmi për gjithë familjen. 

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994