Goli i Xherdan Shaqiri-t në ndeshjen e djeshme ndaj Polonisë, u cilësua si goli më i bukur i shënuar deri tani në Europian, edhe pse nuk mjaftoi që Zvicra të kualifikohej më tej.
Krahas vëmendjes së të gjithë futbolldashësve, ai Eurogol, tërhoqi edhe vëmendjen e këngëtares së famshme Shakira, e cila ështe bashkëshortja e mbrojtësit së Spanjes, Gerard Pique. Shpesh herë mbiemri i Xherdan Shaqirit, thuhet si Shakira nga komentatorët e ndeshjeve, dhe sigurisht që ky rast nuk mund ti shpëtonte Shakirës, duke bërë një postim në profilin e saj në Twitter.
“Për herë të parë në historinë e një Europiani, shënojnë gol një çift – Pique dhe Shaquiri!”, shkruan Shakira, pasi edhe Pique ka shënuar në ndeshjen e parë ndaj Çekisë.