Maluma, është një emër që po bëhet çdo ditë e më famshëm dhe është kthyer në një sensacion në të gjithë botën, jo vetëm për këngët e bukura latine por edhe pamjen e tij. Ai numëron me miliarda klikime në YouTube dhe është padiskutim një ndër këngëtarët më të dëgjuar. Kënga e tij më e njohur është "Chantaje" për të cilën ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur "Shakira" dhe numëron mbi 1.2 miliard klikime. Që të dy ata janë nga Kolumbia dhe janë shumë miq të mirë, e sigurisht duke patur kaq afrimitet lejohen dhe shakatë edhe nëse bëhen publike.
Në koncertin e tij të fundit në Barcelonë, Shakira shkoi si e ftuar speciale së bashku me disa nga yjet e Barcelonës, ekip për të cilin luan bashkëshorti i saj Pique. Ndërkohë që po bënte video nën ritmet e Chantaje, Maluma u thotë ndjekësve të tij se nuk e di nëse e njohin Shakirën apo jo dhe kjo e fundit vazhdon i mban lojën duke i pyetur ata nëse e njohin apo jo...sigurisht në kuadër të shakasë.