Pas Lady Gaga-s edhe Shakira po detyrohet të anullojë koncertet e saj për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore.
Gjatë fillimit të muajit nëntor , Shakira do të startonte edhe turneun e saj muzikor Europian, por që është detyruar ta anullojë pasi gjëndja shëndetësore u përkeqësua.
“El Dorado World Tour” do të shtyhet të paktën deri në vitin e ardhshëm për shkak të problemeve shëndetësore’, ka njoftuar 40-vjeçarja nga Kolumbia të gjithë fansat përmes llogarive të rrjeteve të saj sociale.