Tashmë është sezoni i Kampionatit Botëror të futbollit dhe duhet thënë se thuajse të gjithë janë të fiksuar pas këtyre ndeshjeje. Mund të themi se shumë prej tyre mund të dinë gjithçka rreth këtij kampionati. Mirëpo si duket njërit prej komentuesëve më të njohur shqiptare i ka shpëtuar diçka dhe nga shumë u komentua si gafë e madhe.
Bëhet fjalë për Shakohoxha-n, i cili nuk e ka ditur se Italia nuk merr pjesë këtë vit në Kampionatin Botëror. Por syri kritik, në këtë rast Bes Kallaku ka bërë një status me shaka si gjithmonë por edhe një thumb i lehtë për komentuesin.
"Shakohoxha që ka komentuar çdo ndeshje eliminatore të Italisë, nuk e ditka që Italia nuk është në botëror."- shkruan aktori i humorit në Insta Story në Instagram./intv.al/