Këtë të hënë në një intervistë për “Pushime on Top”, Dritan Shakohoxha u shpreh se ka qenë ai i pari që e ka punësuar Ilda Bejlerin në televizion bashkë me djemtë e stafit dhe ishte po ai që i dha lajmin e largimit nga puna moderatores.
“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës e rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe ata që kanë ikur, kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër.
Unë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me djemtë e stafit dhe ne vendosëm që ajo të shihte dhe opsione të tjera, në një kanal tjetër. E përjetoi me emocion largimin, por ne kemi qenë ata që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste”, u shpreh Shakohoxha.
Pas kësaj deklarate, Ilda ka reaguar me një foto të postuar nga pushimet në Greqi ku i drejtohet Shakohoxhës.
“Nga puna të heqin e të marrin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve”, shkruan Ilda duke shkelur syrin.