Era Istrefi është një nga këngëtaret shqiptare, e cila së fundmi po shijon sukses botëror me hitet e saj.
Kënga më e fundit me motrën e saj, Norën “Nuk E Di” gjithashtu po merr miliona klikime dhe duket se Era ka gjetur një mënyrë fantastike për të festuar.
Në “InstaStory-n” e saj këngëtarja ka shpërndarë disa pamje ku ndodhet në Ibiza, ishullin ekzotik të Spanjës.
Më tej ajo tregon një kamarier, i cili i shërben në mënyrën më elegante të mundshme shishen e shampanjës.
I vetmi detaj që ne nuk zbulojmë dot nga pushimet e Erës është personi i cili po e shoqëron.