INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shampo e detergjentë fallco, arrestohen 3 persona, njëri ish polic [VIDEO]

Publikuar më: 15:48 24-06-2016

Një ish polic dhe dy persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit me akuzën e prodhimit dhe shitjes së produkteve të falsifikuara. Uniformat blu thonë se tre personat janë arrestuar në flagrancë, mes tyre dhe nje femër. Kanë qënë Specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar,të cilët në bazë të informacioneve që zotëronin se në zonën e Misto-Mames disa persona ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm të prodhimit, amballazhimit dhe shitjes të produkteve të falsifikuara bënë të mundur kapjen e shtetasve:
Të arrestuarit janë:
– Arben Dragani, 47 vjeç, banues në Tiranë, ish punonjës i policisë bashkiake, i dënuar më parë për të njejtën vepër penale.
– Lirie Këllëçi, 47 vjeçe, banuese në Tiranë
– Altin Hoxha, 41 vjeç, banues në Tiranë
Sipas uniformave blu, këta tre shtetas kishin marrë me qëra një banesë në zonën e Misto Mames, të cilën e përdornin për prodhimin e detërgjentëve dhe shampove të markave të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
•    Detergjentë të markave të ndryshëm, 70 copë
•    Paketim detergjentësh bosh 90 copë
•    Shampo të markave të ndryshëm 270 copë
•    Stampa të markave të ndryshme 5 topa
•    Dy fuçi me lëndë të dyshuar detergjenti

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385