INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shangai e çon mësimdhënien në një nivel tjetër

Shangai e çon mësimdhënien në një nivel tjetër

Publikuar më: 09:09 20-05-2016

Sipas Bankës Botërore, cilësia e mësimdhënies është përbërësi kryesor i suksesit të Shangait në arsim.


Banka Botërore e cila ofron asistencë financiare për vendet në zhvillim ka publikuar së fundmi një raport lidhur me rezultatet e nxënësve nëpër botë.

Në këtë raport nxënësit e Shangait janë renditur në vend të parë. Kjo ka ardhur sipas trajnimit të vazhdueshëm që u bëhet mësimdhënësve dhe në përmirësimin e aftësive.

Mësuesit në Shangai, mesatarisht, vetëm një të tretën e kohës së tyre kalojnë duke dhënë mësim, pjesën tjetër e shpenzojnë duke ndjekur trajnime me dhe mentorët e tyre. Kriteret për tu bërë pjesë e stafit të mësimdhënësve në Shangai janë shumë të rrepta, kjo sepse mësuesia konsiderohet një punë me prestigj të lartë.

Praktikat e shpërblimit dhe pagës janë një tjetër aspekt i trajtuar në raportin e Bankës Botërore. Mësuesit aty mund të marrin edhe 30% bonus mbi pagën e tyre fikse në bazë të performancës së shkollës. Gjithashtu dhe drejtorët paguhen më tepër në bazë të renditjes në të cilën ndodhet shkolla që drejtojnë.

Për tu vlerësuar është edhe stimulimi që u bëhet mësuesve që ushtrojnë këtë profesion në zona rurale, duke e lidhur këtë me përgatitjen që ata duhet të kenë në mënyrë që nxënësit të avancojnë më shpejt.

Shangai me një popullsi prej më tepër se 23 milion banorë, ka sistemin e tij të edukimit dhe si pasojë e mirëfunksionimit të tij, Shangai në konkurset ndërkombëtare del e para në lëndën e matematikës, leximi dhe lëndëve të shkencës.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494