INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shans i dytë për maturantët! Publikohen datat për plotësimin e formularit A1

Shans i dytë për maturantët! Publikohen datat për plotësimin e formularit A1

Publikuar më: 08:33 15-04-2019

E pak kohë ju ka mbetur maturantëve për të nisur provimet dhe të shkëputen nga gjimnazet. Po shumë nga ta që nuk kanë mundur dot të plotësojnë në kohë formularin A1 do të kenë një shans të dytë. Ministira e Arsimit ka njoftuar rihapjen e aplikimeve në fund të muajit maj.
Maturantët do të kenë 5 ditë në dispozicion, nga data 27 maj deri në datën 31 maj, për të plotësuar formularin.
Aplikimet edhe këtë vit do të bëhen në rrugë elektronike në ambientet e shkollës.
Sipas njoftimit të shpëndarë të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar në formularin A1/A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, do të nisin aplikim në datë 27 maj nga ora 9 deri në 16 dhe janë vënë 5 ditë në dispozicio.
Një tjetër risi e këtij viti është se në teza do të ketë një numër më të madh pyetjesh. Provimet do të nisin në 7 qeshor dhe do të përfundojnë në 22 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0027880668640137