INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shans për maturantët! Nis sot faza e dytë e regjistrimeve në universitete[VIDEO]

Publikuar më: 15:31 15-09-2017

Një shans i dytë për në universitet. Nga sot janë rihapur fazat e tjera të regjistrimit të maturantëve për në shkollat e larta. Me qindra maturantë që deri më tani nuk kanë mundur të regjistrohen në fazën e parë u janë drejtuar fakulteteve për të mësuar nëse kanë kapur pikët e nevojshme tani që lista është spostuar. Kuota të lira ka pothuajse në çdo fakultet, si në ato të Universitetit  Mjekësor dhe të Tiranës. Numrin më të madh të kuotave të lira në Universitetin Mjekësore e mban Fakulteti i Shkencave Mjekësore teknike me 72 të tilla.
Po degë bosh ka dhe Farmacia, Shëndeti Publik, Stomatologjia, Infermieria, Fizioterapia, Imazheria, Laborator, Logopedi, Mami. Pra në total në të gjitha degët kanë mbetur 91 vende të lira nga 913 të miratuara.
Edhe në 4 Fakultetet më të kërkuara në Universitetin e Tiranës, tek Ekonomiku, Drejtësia, Gjuhët e Huaja dhe tek ai i Shkencave Sociale, kanë rinisur regjistrimet.
Vende të lira ka tek Drejtësia afro 22% përqind e totalit dhe në Fakultetin e Gjuhëve të huaja ka mbi 30% të vende të lira.
Kuota të lira ka dhe tek Fakulteti Filologji - Histori, përkatësisht në degën Gjeografi, pasi ka 40% të kotave të paplotësuar dhe në degën Gjuhë Letërsi ka ende shanse pasi vetëm 80% kuotave janë plotësuar. Kurse në Fakultetin Ekonomik në degët kryesore kanë mbetur vetëm 5% të kuotave bosh.

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369