INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shanse të reja për gratë/ Do të depistojnë kancerin e qafës së mitrës në mënyrë të organizuar[FOTO/ VIDEO]

Shanse të reja për gratë/ Do të depistojnë kancerin e qafës së mitrës në mënyrë të organizuar[FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 16:24 25-01-2019

Për herë të parë në Shqipëri gratë do të kenë më shumë shanse të kapin në faza të herëshme kancerin e qafës së mitrës. Kjo falë një programi që do të nisë në vendin tonë në lidhje me depistimin e këtij lloj kanceri. Në një tryezë sot janë mbledhur ekspertë më të mirë, që kanë prezantuar përfitimet nga ky program kombëtar.
“Do fillojmë të ndërgjegjësojmë për një program kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës. Gratë shumë shpejt do të përfitojnë këtë shërbim kombëtar të organizuar,” tha eksperti i ISHP, Alban Ylli.
Aktiviteti koordinohet nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe është mbështetur nga UNFPA e Ministria e Shëndetësisë.

fotua.jpg

 

Drejtoresha e Qendrës për Popullsi e Zhvillim, Brunilda Hylviu tha se do të ofrojnë dhe fonde që programi të ndihmojë sa më shumë gra në vendin tonë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003662109375