INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shanset për referendum mbi plehrat [VIDEO]

Publikuar më: 15:51 26-09-2016

Në 22 dhjetor 2013 organizatat ambjentaliste kishin fituar të drejtën për mbajtjen e një referendum për çështjen e importit të mbetjeve. Por në Shqipëri nuk u mbajt referendum, e kjo për një arsyeje të thjeshtë, Edi Rama shfuqizoj ligjin që lejonte importin e mbetjeve të riciklueshme. Por tashmë 3 vite më vonë, kur shoqatat e ambjentalistëve u përballën me miratimin e një tjetër ligji, i cili lejon importin e mbetjeve janë sërisht në kushtet e nevojës së mbajtjes së referendumit. Ndërsa ende ligji nuk ka hyrë në fuqi, e për të ende nuk është shprehur Presidenti i Republikës, Kodi Zgjedhor kufizon dhe afatet kohore kur mund të mbahet një referendum. Duke qënë se vendi ndodhet thuajse 9 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, shoqatat e ambjentalisteve duket se do ju duhet më shumë se sa një vit kohë për të nisur këtë proçedurë. Në rastin më të mirë referendum mund të mbahet në dhjetor të 2017. Kohë kjo e mjaftueshme që në vendin tonë të futen me tonelata mbetje të riciklueshme. Arfim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike bën këtë analizë për të gjithë procedurën që mund të ndjekin organizatat e ambjentalistëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666