INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shansi i fundit për “zgjidhjen” e krizës politike, ja mesazhi i fortë i zyrtarit amerikan para vizitës në Tiranë

Shansi i fundit për “zgjidhjen” e krizës politike, ja mesazhi i fortë i zyrtarit amerikan para vizitës në Tiranë

Publikuar më: 11:12 14-05-2017

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee po zhvillon një vizitë zyrtare në vendet e rajonit, duke nisur nga Maqedonia, Kosova e Mali e Zi e për të ardhur nesër në Tiranë ku do të takohet me liderët e shtetit dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Kjo vizitë është parë si shansi i fundit për ‘pajtim’ me opozitës dhe maxhorancës shqiptare. Ndërkohë nisur nga situata në këto vende, zyrtari i lartë amerikan ka dhënë një mesazh të fortë në lidhje me bojkotin gjatë forumit 2BS të mbajtur në Budva.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”, tha Hoyt Brian Yee.

Ai shtoi se qeveritë në rajon, duke përfshirë Malin e Zi, duhet të luftojnë korrupsionin, shkruan European Western Balkans.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit deklaroi po ashtu, se Amerika do të qëndrojë pranë çdo vendi të rajonit. “Partneriteti i Shteteve të Bashkuara dhe BE nuk do të ndryshojë. Amerika është e përkushtuar ndaj aleancës veri atlantike”, dekaklaroi Jee.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947