INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shantazhohet me foto nudo policja. Kapet si në filma autori!

Shantazhohet me foto nudo policja. Kapet si në filma autori!

Publikuar më: 09:45 28-03-2016

Një ngjarje e guximshme mund të quhet shantazhi, që një i ri nga Elbasani i bëri një gruaje police përmes fotove nudo. M. Bici mes presioneve i kërkoi 500 euro punonjëses së policisë me qëllim mospublikimin në internet të fotove intime të polices dhe një videoje, në të cilën gruaja ishte duke bërë dush në shtëpinë e saj. Sipas Prokuroria raporton se policja po bënte dush në tualetin e shtëpisë së saj njëkatëshe dhe pasi ka dëgjuar zhurrmë ka parë një të ri që po e filmonte. Djali ka ikur vetëm, pasi ajo bërtiti. E pas dy ditësh, në derën e shtëpisë gruaja gjeti një letër, në të cilën shkruhej se duhej të linte 500 euro pranë koshit të mbeturinave të zonës, në orën 22:00 të mbrëmjes, pasi në të kundërt pamjet e saj nudo në dush do të bëheshin publike në rrjetet sociale dhe në faqe të ndryshme interneti. Me të marrë këtë letër, policja bërë kallëzim pranë kolegëve të saj në Policinë e Elbasanit. Oficerët e Policisë Gjyqësore printuan nga interneti 5, 100 euro me numër serial dhe i futën në një zarf, të cilin e mori kallëzuesja dhe para orës 22:00 shkoi te koshi i mbeturinave dhe hodhi zarfin me para sipas orjentimit të Bicit.  Në momentin që largua, një person u afrua te koshi i mbeturinave, mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. Ai u ndoq nga forcat e Policisë që vëzhgonin veprimet në terren dhe u kap në largim e sipër me vrap. Me vete, krahas zarfit me para, atij iu gjet edhe një aparat telefoni celular “NOKIA E51”, me numër serie përkatës, me kartë celulari dhe një kartë memorie, të cilat u dokumentuan fotot e kallëzueses. Pas kësaj, ai u arrestua. 22 vjeçari nga Elbasani u dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për gjobëvënie.

Article Logic
Execution time: 0.0023839473724365