Xherdan Shaqiri ka deklaruar se me shumëm mundësi do të largohet nga Stoke City. Kaq ka mjaftuar edhe klubet angleze janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e sulmuesit.
Do të doja të qëndroja në Angli, por nuk hedh poshtë asgjë. Është liga më e mirë me lojtarët më të mirë”, ka thënë Shaqiri në një deklaratë për shtyp.
Trajneri i Southamptonit, Mark Hughes, i cili e bleu Shaqirin nga Interi në Stoke, është i gatshëm t’ia paguajë klauzolën e lirimit të Shaqirit në vlerë 13 milionë euro, në mënyrë që të ribashkohet me të. Edhe Tottenham është duke e vëzhguar Shaqirin por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.